Parlamenti gjerman miratoi sot një projektligj për ta hequr Gjermaninë nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2038, me gjithë kritikat nga organizatat mjedisore të vendit, të cilat duan që të veprohet më shpejt.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne po nisim një projekt brezash të daljes nga përdorimi i qymyrit. Është një vendim i rëndësishëm, i cili na tregon rrugën”, tha ministri gjerman për Ekonominë, Peter Altmaier, pas votimit të projektligjit në të dy dhomat e Parlamentit, Bundestag dhe Bundesrat.
“Epoka e karburanteve fosile mbaron përfundimisht në Gjermani me këtë vendim”, shtoi ai. Altmaier, gjithashtu, u bëri thirrje kundërshtarëve që të mos e minimizojnë këtë projektligj.





