Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar gjuhën e përdorur nga Gani Koci kundrejt disa politikanëve dh figurave të shoqërisë civile.

Sipas informatave të KMDLNj-së, Policia e Kosovës ka filluar hetimet ndaj Gani Kocit për shkak të fjalorit fyes, denigrues dhe linçues ndaj disa politikanëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile.

KMDLNj thotë se e dënon çdo përpjekje për pengim të punës së gazetarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, politikanëve apo çdokujt tjetër përmes fjalorit fyes, kërcënues apo përjashtues si shkelje e të drejtave të njeriut dhe dhunim të demokracisë.

“Përgjegjësia e fjalës publike është standard që vlen për të gjithë, ndërkaq që kjo përgjegjësi rritet në përputhje me postin. Realisht, rrjetet sociale në Kosovë, në mungesë të një kontrolli institucional dhe, që është edhe me më shumë rëndësi, në mungesë të sanksioneve, janë shndërruar në një mjedis ku gjuha e urrejtjes, kërcënimi dhe linçimi publik janë shndërruar thuaja në një mënyrë normale të komunikimit e që për KMDLNj është krejtësisht e papranueshme”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Lexo po ashtu:  Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian i reagon ambasadorit Philip Kosnett

Tutje thuhet se gjuha e Gani Kocit nuk është në përputhje me standardet e një komunikimi normal dhe të lejuar nga aspekti i të drejtave të njeriut prandaj KMDLNJ distancohet nga kjo paraqitje që godet edhe të apstrofuarit si dhe familjet e tyre.

“Kohëve të fundit, në mungesë të përgjegjësisë publike dhe në mungesë të veprimit të ligjit kemi një përshkallëzim të përdorimit të fjalorit fyes, kërcënimit dhe linçimit të personave të ndryshëm. KMDLNj thërret të gjitha palët të përmbahen nga fyerjet , kërcënimet dhe linçimet publike e që nënkupton se duhet të sillen në përputhje me përgjegjësinë që e kanë kurse, të gjitha mosmarrëveshjet dhe dyshimet duhet t’i adresojnë tek institucionet përgjegjëse, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit”, thuhet në reagim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *