Ndihma e parë për shëndetin mendor u krijua në 2001 nga australianët Betty Kitchener dhe Anthony Jorm. Këtë program e kanë përqafuar 24 shtete të SHBA-së, India, Kanadaja, Suedia, etj. Fatkeqësisht vendi ynë nuk ka ende akses. Ndihma e parë për shëndetin mendor ka të bëjë me aftësinë për t’ju afruar dikujt në nevojë. Qëllimi nuk është të diagnostikoni dikë, por t’u jepni mundësinë për të kuptuar që kanë nevojë të kërkojnë ndihmë profesionale.

Pikat kyçe të këtij programi janë:

– Të dalloni rrezikun për vetëvrasje apo dëmtim
– Të dëgjoni pa paragjykuar
– Të jepni besim dhe informacion
– Të inkurajoni ndihmën profesionale
– Të inkurajoni ndihmën e vetvetes dhe strategji mbështetjeje

Këto pika mund të vihen në zbatim në pothuajse çdo situatë që lidhet me shëndetin mendor. Ndihma e parë e shëndetit mendor ka të njëjtin koncept  si togfjalëshi “ndihma e parë”. E vetmja gjë që duhet të bëjë një njeri që e zotëron aftësinë e dhënies së ndihmës së parë është të kujdeset për personin derisa të vijnë profesionistët.

Lexo po ashtu:  Niseni ditën mirë. Disa veprime për MIRËQENIEN tuaj, që duhet t’i bëni që në mëngjes

Zakonisht shëndeti fizik adresohet me një lloj urgjence që shëndeti mendor nuk e zotëron. Kjo mbase sepse nuk është i dukshëm. Sidoqoftë, shëndeti mendor bën shumë njerëz të vuajnë në mënyrë konstante.

  • Një program meditimi ~falas~ drejtuar nga J Balvin
  • Si të përmirësoni shëndetin mendor gjatë izolimit
  • Aplikacione të vlefshme për prindërit që thjesht kanë nevojë për pak pushim
  • Ky, mund të jetë shkaku i ankthit tënd!
  • Mendimet negative lidhen ngushtë me këtë sëmundje

Burimi: Well and Good

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *