Të gjithë duan të kenë lëkurë të butë para se të shkojnë në plazh. Megjithatë, ka diçka që nuk duhet ta bësh asnjëherë para se të dalësh në det. Dhe që mund të të habisë.

Edhe pse mund të jetë e domosdoshme, këmbët nuk duhet t’i depilosh me brisk para se të dalësh. Brisku e bën lëkurën gati për acarim dhe sapo të shkosh, ajo do skuqet në vendet e qimeve. Për njerëzit që djersinë, do të acarohet edhe më tepër, sepse gjëndrat e djersës zakonisht e bllokojnë lëkurën.

Depilimi më brisk hap poret dhe e ekspozon lëkurën para diellit, rërës, kripës apo klorit. Uji i kripur në zonat e sapodepiluara me brisk shkakton një ndjesi intensive skuqjeje dhe djegie. Kështu, për të qenë e sigurt, briskun përdore një natë para se të shkosh në plazh. Kjo do t’u japë kohë poreve të mbyllen për të parandaluar acarimin.

Më poshtë janë disa këshilla që lëkura të jetë më e butë gjatë pushimeve:

1. Të gjitha këto këshilla vlejnë edhe për depilimin me dyll. Të paktën 24 orë para se të shkosh në plazh, duhet të përdorësh depilimin me dyll.

2. Përdor gjithmonë krem kundër diellit. Është mënyra më e mirë për ta mbrojtur lëkurën nga dielli.

3. Ndryshoje rregullisht briskun që përdor për depilim. Në qoftë se përdor brisk të vjetër, rrezikon edhe të pritesh. Një depilim i keq nga brisku mund të shkaktojë acarim të lëkurës, deri dhe në infeksione.

4. Apliko krem hidratant pas debilimit. Kremi e ndihmon lëkurën të mbrohet nga faktorët e jashtëm.

5. Zonën e bikinit duhet ta depilosh të paktën 24 orë para se të shkosh në plazh, sepse është një zonë shumë e ndjeshme ndaj diellit, rërës apo kripës apo klorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *