Drejtori ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka thënë se Lautaro Martinez duhet ta gjejë paqen brenda vetes, mes spekulimeve të vazhdueshme për një transferim te kampioni i La Ligës, Barcelona.

Lautaro Martinez – i cili u transferua në Inter nga Racing Club në vitin 2018 – pritet ta shkëmbejë Interin për Barcelonën në fund të sezonit 2019/20, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas i kishte shënuar 16 gola para se sezoni të ishte ndërprerë në mars, shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, por ai ka shënuar vetëm një herë në gjashtë ndeshje që nga rinisja e sezonit, duke e humbur një penallti edhe në humbjen 2:1 të së dielës kundër Bolognas. Drejtori ekzekutiv i Interit, i cili nuk dëshiron t’i ndajë rrugët me 22-vjeçarin, beson se Lautaro duhet të fokusohet në punën e tij gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Janë dy faktorë të cilët duhet t’i konsiderosh, atë konkurrues dhe atë që lidhet me afatin kalimtar. Këto të dyja vijnë në të njëjtin rend”, ka thënë Marotta, në një intervistë të dhënë për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu:  Juventus bën plane të fshehta me Psg: problemi është Pjanic

“Interi nuk dëshiron ta shesë një djalosh 23-vjeçar si ai, por kjo është një kohë kur spekulimet po fluturojnë. Ne e pamë lojtarin e mrekullueshëm Lautaro në pjesën e parë të sezonit, që e kapi vëmendjen e klubeve të mëdha”.

“Tani, ai duhet ta gjejë paqen brenda vetes për t’ia garantuar Interin nivelin e paraqitjeve që i kishte shfaqur në pjesën e parë të sezonit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *