Chelsea ka një plan konkret për transferimin e Kai Havertz.
‘Blutë’ e Londrës janë të vendosur që të përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre, pas emrave si Timo Werner e Ziyech.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lojtari tjetër në listën e dëshirave të Chelsea është Kai Havertz dhe thuhet se për transferimin e tij pritet të bëhen sakrifica të mëdha.
Raportime të ‘Daily Express’ thonë se Chelsea planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve, për të mbledhur fondet për transferimin e mesfushorit gjerman, transmeton lajmi.net.

Havertz, i cili aktivizohet me Bayer Leverkusen, vlerësohet me 90 milionë funte nga skuadra e tij.
Mbetet të shihet nëse plani i ‘Bluve’ do të funksionojë dhe të kompletohet transferimi i Kai Havertz te Chelsea.




