Këshilltari i agjencisë hapësinore ruse “Roscosmos”, Ivan Safronov ka dalë sot në gjyq për akuza tradhtie. Shërbimi rus i sigurisë, FSB tha se ai dyshohet se ka spiunuar për një vend të NATO-s, ndërsa agjencia hapësinore tha se akuzat nuk kishin lidhje me punën e Safronov me ta.

I akuzuari mohon akuzat ndaj ish-gazetarit te fushës ushtarake, qe ka punuar me dy të përditshmet ruse Kommersant e Vedomosti.

Në një tjetër zhvillim, gazetarja e vjetër Taisiya Bekbulatova u arrestua pasi policia bëri një kontroll në apartamentin e saj. Bekbulatova, kryeredaktore e revistës “Holod Media”, raportohet se është mike e Safronov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në lidhje me çështjen: “Deri tani kjo çështje nuk ka të bëjë me punën e tij si gazetar”.

Safronov është bashkuar me agjencinë hapësinore Roscosmos si këshilltar informacioni për drejtorin Dmitry Rogozin, disa muaj më parë.

I akuzuari përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor. Safronov ishte gazetar i njohur te Kommersant për çështjet ushtarake e hapësinore.

Në qershor 2019 është hapur një gjyq mbi faktin se Kommersant kishte publikuar informacione që mund të ishin sekret shtetëror. Kjo kishte të bënte me një artikull të Safronov mbi dërgesat ruse të avionëve Su-35 drejt Egjiptit, që më vonë u hoq nga faqja e Kommersant.

Lexo po ashtu:  Osmani i kujton Hotit se propozimin për gjendje të jashtëzakonshme mund ta bëjë vetëm presidenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *