Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësim e BE-së do të vazhdoj nesër në Bruksel në formën e video-takimit ka njoftuar shërbimi evropian për punë të jashtme, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë në kuadër të dialogut që nga vitit 2018 dhe do vazhdoj me takimin fizik me 16 korrik në Bruksel ka njoftuar EEAS.

Në kumtesën e shërbimit evropian për punë të jashtme thanë se nikoqir të takimi-video të dielën do të jenë shefi i diplomacisë evropiane Borel dhe i dërguari i BE për dialogun Lajçak.

Në njoftim thuhet se në video-takim nga Beogradi do kyçet presidenti Vuçiq ndërsa nga Prishtina kryeministri Hoti.

Video-takimi është planifikuar të filloj në ora 10.00 kur përfaqësuesi i lartë i BE Borel do të jap një deklaratë para fillimit të takimit, ndërsa i dërguari i BE –së Lajçak do bëjë përmbledhje të takimit në ora 15.00.

Lexo po ashtu:  “PK-ja, AKI-ja e MPB-ja nuk do të ndalen”, Sveçla: Koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri të Kosovës ka përfunduar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *