Sot pritet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Këtë e ka komentuar ish gjenerali, eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, i cili ka shpjeguar se a duhet të bëhet një gjë e tillë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Gjithashtu, ai ka shpjeguar se kur duhet të vendoset gjendja e jashtëzakonshme.

Postimin e plotë:

Lidhur me paralajmërimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Në opinion u shfaqen shumë qëndrime kontradiktore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Kujtoj që një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.
Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës. Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: diciplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit,krahas formave tjera vetëdijësuese.

Lexo po ashtu:  Pamje të rralla të familjes Jashari (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *