Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pritet që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme sot në Kosovë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Koronavirus.

Ai këtë gjë pritet ta bëjë nga ora 16:00 në një konferencë për media.

Por, gjendje të jashtëzakonshme nuk i duhet Kosovës sipas ish-zëvendëskryeministrit nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi. Ai ka thënë se Kosovës i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme. #Zgjedhje”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook.

Lexo po ashtu:  Solidarizohemi me vëllëzërit dhe motrat tona në Shqipëri. Shpërndaje si shenjë mbështetjeje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *