Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që menaxhimi i pandemisë të bëhet me procedimin e projektligjit anti-COVID, të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Zgjidhja ekziston: procedimi i ligjit anti-COVID, të cilin e ka iniciuar kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe të cilin e ka kërkuar vetë Gjykata Kushtetuese para më shumë se tre muajve. Zgjidhja pra ekziston, por këta nuk duan zgjidhje”, tha Kurti përmes një postimi në “Facebook”, transmeton “Zeri.info”.
Kurti u ka bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbajtjen e distancës, higjienën dhe maskat mbrojtëse.

“Andaj, ndërkohë, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin, kujtoni porositë tona e udhëzimet e mjekëve: mbani higjienën personale, mbani distancën fizike, mbani maskat mbrojtëse. Le ta forcojmë solidaritetin shoqëror kur Qeveria na e ka dobësuar shtetin demokratik. Përballë paaftësisë së Qeverisë për të qeverisur, le të kujdesemi ne vetë për jetën dhe shëndetin e të gjithëve”, përfundon shkrimi i tij.




