Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë se po tentohet të manipulohen qytetarët duke fajësuar Vetëvendosjen se po pengon implementimin e pakove emergjente me mosvotimin e rishikimit të buxhetit.

Murati i ka quajtur hipokritë të gjithë ata deputetë që kanë votuar për rrëzimin e qeverisë “Kurti”, pasi sipas tij kështu kanë penguar edhe pagesat nga Pakoja Emergjente.

“Duhet ta bëj një sqarim për qytetarët në lidhje me pagesat 170 euro dhe rishikim të buxhetit, pasi po e shoh që po tentohet të manipulohen qytetarët. Vonesat në pagesat e këtyre ndihmave janë bërë për shkak se është rrezuar qeveria, prandaj të gjithë jeni hipokritë kur e akuzoni Vetëvendosjen, po të mos ishte rrëzuar qeveria të gjitha pagesat ishin kryer deri në fund të muajit maj”, ka thënë Murati, transmeton “Zeri.info”.

Ai ka thënë se Vetëvendosja po kundërshton keqpërdorimin e buxhetit nga kjo qeveri ilegale.

Lexo po ashtu:  Hoti dhe Vuçiq takohen nesër në orën 16:00 në Bruksel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *