Në seancën për raportim të kryeministrit dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, fillimisht Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka propozuar që të futet në rend dite diskutimi për gjendjen financiare në Telekomin e Kosovës pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar të gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit në Paris.

Këtë propozim që e paraqiti deputetja e VV-së dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërije Nagavci, nuk e mori mbështetjen e Kuvendit, edhe pse ajo pastaj propozoi që debati të mbahet nesër.

“Pa dyshim se kjo çështje është urgjente sipas dispozitave të rregullores së punës konsiderohet dhe ky diskutim lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës për shkak të lejimit të përmbarimit të vendimit të arbitrazhit me të cilin përmbarim ndërmarrjes publike, Telekomit të Kosovës pas disa ditëve mund t’i ekzekutohen dhunshëm afër 25 milionë euro nga përmbaruesi privat në dobi të kreditorit Dardafon”, tha Nagavci.

Shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi ka mbështetur këtë pikë për futjen në rend të ditës për Telekomin, transmeton KP.

Lexo po ashtu:  Situatë e rrezikshme: ShBA thërret ambasadorin rus pasi Rusia detyroi rrëzimin e dronit amerikan

“Në mbrojtje të kësaj kompanie publike dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Republikës duke e parë edhe dinamikën e zhvillimeve si një çështje urgjente, mendoj që Kuvendi i Kosovës do të duhej ta trajtonte këtë çështje prandaj ne e mbështesim që kjo ditë të futet në rend të ditës në seancë ne sotme”, tha ai.

Ndërsa Doruntinë Maloku nga GP i LDK-së theksoi se kanë njohuri për këtë urgjencë, por sot është caktuar debati për pandeminë.

“Ne e dimë urgjencën e kësaj çështje, por debati i sotëm parlamentar është i thirrur për pandeminë dhe është koha e caktuar sa duhet të zgjasë debati parlamentar dhe meqenëse kjo çështje nuk është urgjente ne propozojmë që të mbahet nesër ose ndonjë ditë tjetër”, tha ajo.

Edhe deputeti nga GP i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se kjo çështje duhet trajtuar, por që duhet pasur parasysh lëvizja e lirë përfundon në orën 21:00.

“Pajtohem që është një temë që ky Kuvend duhet ta trajtojë, ne kemi qenë të gatshëm dhe të interesuar me trajtuar edhe sa ka qenë Albin Kurti kryeministër mirëpo atëherë Vetëvendosje pat harru që ekziston mbiemri Devolli në Kosovë, më vjen mirë që tash u rikujtohet që ekzistojnë, ne edhe atëherë e kemi ngritë këtë temë por këta nuk kanë pasur atëherë interesim. Tash jemi të gatshëm ta diskutojmë sa më herët të jetë mundshme, nuk jam i sigurt që do të duhej sot, sepse tema e pandemisë është shumë më urgjente dhe e kemi përcaktuar nga java e kaluar”, tha Krasniqi.

Lexo po ashtu:  OKB: Shqipëria ka diasporën e tretë më të madhe në botë

Edhe Teuta Haxhiu nga AAK ka thënë se duke e parë një seancë rreth Covid-19, rreth gjendjes, nuk janë kundër të diskutohet edhe pika tjetër, por ajo çka e tha Krasniqi, kjo pikë mund ta diskutohet kur të vendosë kryesia.

Kuvendi është duke debatuar rreth pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *