Anthony Fauci, që është eksperti kryesor për koronavirusin në SHBA, ka folur për fushatën që presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij janë duke bërë, për ta diskredituar punën që po bën gjatë pandemisë.

Zyrtarët dhe këshilltarët janë munduar që publikisht ta nënçmojnë Faucin në pesë raste të ndryshme gjatë katër ditëve të fundit, edhe pse ka pasur rritje të rasteve me koronavirus në SHBA, me numrin e të vdekurve tashmë mbi 135.000, shkruan “The Guardian”.

“Besoj se në shumicën e rasteve mund t’u besoni autoriteteve shëndetësore”, ka thënë Fauci gjatë një forumi virtual në Universitetin Georgetoën në Washington të martën, duke iu përgjigjur pyetjes që kishte të bënte me raportimet e Shtëpisë së Bardhë rreth të ashtuquajturave gabimeve të tija.

“Besoj që unë jam njëri prej atyre autoriteteve shëndetësore, andaj mendoj se mund të më besoni. Nëse më pyesni mua, do t’u besoja autoriteteve të respektuara mjekësore të cilët kanë të kaluar të besueshme ku gjithmonë kanë thënë të vërtetën, kanë dhënë informata të sakta dhe kanë dhënë këshilla të bazuara në dëshmi shkencore dhe të dhëna të mira”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Rama ngre zërin në Prishtinë: E drejta është me Kosovën dhe pikë, gjeneralët serbë si fantazma nga lufta e humbur

Derisa presidenti Trump është duke i minimizuar përmasat e pandemisë, duke shtyrë rihapjen e shkollave dhe rinisjen e ekonomisë, Fauci, që është drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektuese, ofron vlerësime pragmatike të cilat nuk e paraqesin një të ardhme aq të ndritshme. Fauci ka thënë se me presidentin nuk janë takuar që nga 2 qershori dhe se administrata e tij ka ndërprerë mprehtë shfaqjet e tija në televizione, transmeton KOHA.

Javën e kaluar Trump tha për Fox News se Fauci kishte bërë “shumë gabime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *