Real Madrid do të paguajë Gareth Bale për dy vitet e fundit të kontratës, për të lejuar largimin e tij falas në fund të këtij sezoni.
30 vjeçari ka dështuar të paraqitet në pesë nedshjet e fundit, duke mos zënë vend në planet e Zinedine Zidane.
Ylli uellsian ndeshjeve të fundit është talluar me Real Madrid, duke bërë veprime jo profesionale në bankinë.
Është raportuar se muajin e fundit raportet mes Bale dhe Zidane nuk janë në një pikë të mirë, ose qëndrojnë në mënyrën më të keqe.
Sipas ABC, Real dëshiron largimin e tij, dhe këtë do ta bëjë duke ia paguar dy vitet e fundit të kontratës, transmeton lajmi.net
Gareth Bale te Real Madrid është transferuar në vitin 2013, për 100 milionë euro, shumë rekorde atëkohë.