Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një hartë interesante e vitit 1839 që ka autor vetë princin e Vasojeviqëve. Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, pipereve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Aristokrati nga fisi i Vasojeviqëve, Nikolla, ose siç e quante vetëm me sqimë në frëngjisht ‘Prince des Wassoevitch’, ka lënë pas një mal përsiatjesh për viset kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Fryt i penës së tij janë jo pak shënime interesante në frëngjisht në lidhje me gjendjen e fiseve shqiptare brenda Malit të Zi të vjetër në kohën e princit, Petër Njegushit II (1830-1851).

Duke njohur në mënyrë intime fiset shqiptare, ai ravijëzon vendndodhjen e kuçëve, palabardhasve, piperëve, hotëve, krasniqëve dhe vasojeviqëve.

Lexo po ashtu:  Kush e tradhtoi Ali Pashë Tepelenën?

Katër fiset e fundit, sipas shënimeve të Nikollës, e hiqnin origjinën e tyre nga një i parë i përbashkët.

Në origjinal harta mban diçiturën përshkruese “Hartë e fiseve të pavarura dhe luftarake të Shqipërisë”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *