Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Bajram Curri (1862 – 1925)

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gazeta “Ora e Maleve” Shkodër, Viti II, Nr. 29, e Shtunë.

  • 12 KORRIK 1924, MËRRITJA E BAJRAM CURRIT NË SHKODER…

Mbramë, me 11 Korrik, ka urdhnue në qytetin tonë Kreshniku i Gegnisë, bashkë me Atdhetarin e njohtun Azis Strazimiri… Arritja shumë vonë nuk na lejoi me i ba pritjen që meriton… Të nesermen Ai vizitoi Kuvendin e Fretenve, Shtëpinë Marubi dhe u takue me L. Gurakuqin, disa grupe të Shkodres, per të cilët u shpreh me telegrame nga Tirana…

  • Falnderim nga ana e Kolonel Bajram Currit:

Me rastin e mërritjes së Kolonel Bajram Currit në Tiranë, Grupi i Orës së Maleve, Voglia Shkodrane, Grania e Shkodres, Shoqnia e Puntorisë, Shoqnia Bogdani e zotni të tjerë shkodranë, i kanë dergue telegram përgëzimi dhe urime.

Lexo po ashtu:  𝐌𝐨𝐬 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐧𝐢 𝐌𝐲𝐫𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐬𝐚𝐥𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐬𝐚𝐝𝐞̈: 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢 𝐡𝐞𝐫𝐨𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈ 𝐛𝐨𝐬𝐡𝐞, 𝐣𝐨 𝐦𝐞 𝐫𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐞̈𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐨𝐫𝐞

Zotni Kolonel Bajram Curri Ju përgjegjë:

Grupit Ora e Maleve:

“Popullit katolik të Shkodres, që gjithmonë ka kenë prijës në fushë të shqiptarizmës, i paraqes falnderimet e mija ma të sinqerta për urimet që më ban.”

Granisë Shkodrane:
“Urimet t’ Ueja të sinqerta jo veç që më bane me harrue vuejtjet e mundimet, tue më kurajue me sherbye edhe ma shumë për të mirën e Atdheut, por veçanërisht, më shtojnë simpatinë që kam ushqye për Ju, stërmbesat e Teutës, të cilat gjithmonë kanë kenë ndera e Shqipnisë.”

Voglisë Shkodrane, Shoqnisë së Puntorisë, Shoqnisë Bogdani:(Sejcila veçmas)
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

“Ju falemnderës për urimet që më bani. Ju siguroj, se gjithmonë do të përpiqem për plotësimin e detyrës për të mirën e Atdheut.”

29 Mars 1925: “Në nji pallat të Tiranës Ahmet Zogu me nji të zgerdhime satanik u qet me pi satelitvet të gëzueshem tue u thanë: Tash nuk drue ma kend!” E ashtu ngjau!.. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Populli shqiptar e gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *