Për rrezikshmërinë e bronkitit kronik mjafton të thuhet që kjo sëmundje merr jetë njerëzore tre herë më shumë se sa tuberkulozi, dy herë me shumë se sa aksidentet rrugore, shumë herë më tepër se sa kanceri i mushkërive

Ndërmjet sëmundjeve të ndryshme që komprometojnë rëndë shëndetin tonë, bronkiti kronik është më i përhapuri dhe ndoshta më i lëni pas dore.

Në fakt është një sëmundje që mund të parandalohet dhe të kurohet me kohë, kur është akoma në fazën akute, kështu për të shmangur komplikimet e tij të mëtejshme.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Të kesh pak kollë, duket në mënyrë të veçantë për duhanpirësit një ndodhi krejt normale dhe e pranueshme: por ajo që ne e quajmë “katarr” është treguesi i një sëmundjeje të vërtetë dhe asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet.

Ka një formë akute të bronkitit që i mbivendoset një të ftohti banal për ta komplikuar atë, dhembje fyti, pezmatimi i bajameve, një laringjit, ekziston edhe forma kronike, më djallëzore e që është për t’ia patur frikën, e cila mund të mbartet gjatë gjithë vitit.

Lexo po ashtu:  A e dini se sa vërtet paratë janë të pista? Në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës!

Rastet e bronkitit kronik janë rritur shumë këto kohët e fundit, para së gjithash për arsye të mungesës së mjekësisë parandaluese si dhe për arsye të higjienës sociale të pamjaftueshme, marrëdhënieve me ndotësit e ajrit atmosferik: ndërmjet agjentëve kryesorë, që kanë me bronkitin kronik një raport të padyshimtë janë thithja e pluhurave industrialë në ambientet e punës dhe e smogut në qytetet e mëdha.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Incidenca e sëmundshmërisë për bronkitin kronik dhe komplikacionet e tij është më e lartë. E përsërisim, ndërmjet duhanpirësve, edhe pse të rinj në moshë, dhe është në raport të drejtë me numrin e cigareve që pihet në ditë.

Gjendja mund të përmirësohet nëse pacienti ndërpret pirjen e duhanit, dhe mund të përmirësohet me një shpejtësi të pabesueshme: dhjetë ditë pas pirjes së cigares së fundit, nikotina zhduket nga gjaku, dhe pas një viti gjendja e individit bëhet pothuajse e njëjtë me atë që nuk ka pirë kurrë duhan. Mjafton pak vullnet dhe një besim minimal për t’u çliruar nga vesi i duhanpirjes.

Lexo po ashtu:  Pse vuani nga kapsllëku? Ushqimet që ju ndihmojnë për të luftuar konstipacionin

Simptomatologjia e bronkitit kronik mund të variojë sipas rasteve: kompleksi simptomatologjik më i zakonshëm përbëhet nga kolla, nxjerrje të shumtë gëlbaze, (katarr bronkial), frymëmarrje të vështirësuara në raste sforcimesh shumë të vogla të organizmit; që kufizon përherë e më shumë aftësinë për të lëvizur dhe për të punuar.

Kolla dhe gëlbaza mund të paraqiten në gjendje shumë të përkeqësuar në raport (marrëdhënie) me disa stimulantë (nxitës) të përcaktuar: sforcime të zgjatura në të folur, marrje me tepricë e pijeve alkoolike, infeksione respiratore stinore, si influenca (gripi).
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Sa herë që frymëmarrja e vështirësuar, paraqitet në fillim si ndjekës i lodhjes, e që shpesh herë i atribuohet mungesës së stërvitjes (ushtrimeve); më vonë në mënyrë progresive bëhet më e zakonshme dhe më e qartë dhe pastaj mund te shfaqet edhe gjatë pushimit.

Kolla e shkurtër në përgjithësi shkaktohet nga vendosja e një komplikacioni të bronkitit kronik, emfizemës së mushkërive, që është shprehje e humbjes së elasticitetit të mushkërive.

Në të tilla kushte, kurrë nuk mungon insuficienca kardiake që manifestohet me zmadhim të zemrës, të, mëlçisë, të shpretkës dhe me fryrje të këmbëve, në mënyrë të veçantë të kaviljeve.

Lexo po ashtu:  Mungesa e vitaminës B12 – 6 ushqimet më të mira për të shmangur simptomat

Fytyra e të sëmurit merr një ngjyrë manushaqe (mavi), në mënyrë të veçantë buzët dhe mollëzat e faqeve, ndërsa thonjtë e gishtave marrin një formë karakteristike si të “bombuar” që përcaktohet si xham sahati: dhe kuadri më i rëndë në të cilin të shpie dalëngadalë bronkiti kronik i lënë pas dore, i pa mjekuar në kohë: është e ashtuquajtura “zemër mushkërore”. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *