Presidenti i Turqisë Erdogan duke iu referuar situates se tensionuar me Greqinë tha sot se dëshiron të ringjallë historinë dhe të ndjekë gjurmët e Sulltanit turk Alp Aslan i cili mposhti Perandorinë Bizantine në Betejën e Manzikert, në vitin 1071.

Erdogan do të përqendorohet në të njëjtin vend si Sulltani përpara se të transferohet në fushën e betejës.

Duke folur sot para anëtarëve të partisë në pushtet, presidenti turk tha se ai dëshironte të ringjallte historinë duke ndjekur në gjurmët e Alp Arslan, i cili me mbizotërimin e tij (26/8/1071) mbi trupat e perandorit bizantin Romanos IV Diogjenit, hodhi themelet për sundimin e Seljukut në Lindje.

Gazetari turk, Abdullah Bozkurt postoi në llogarinë e tij personale në median sociale fragmentin karakteristik nga fjalimi i sotëm i Tayip Erdogan.

Lexo po ashtu:  Dy vite nga ratifikimi i shënjimit të kufirit me Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *