“Shqiptarët e Kosovës janë dashuria ime” – po më thotë një i moshuar prej terasës së vet, pasi më pyeti prej nga jemi.

Arianit Koci

Isha ndalë përfundi shtëpisë së vet në Zaklopatica në Lastovo, dhe e analizoja hartën.
Zotëriu ishte i lindur në ishull, dhe asnjëherë nuk kishte qenë në Kosovë.

“Duhet me e pranu zotëri: keni shije. Po dini çka është mirë.” – i thashë në hajgare.
Plaku kishte shumë informacione për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën.
“Ju jeni ilir. Ata kanë qenë banor të parë të këtij ishulli.” – vazhdoi.
Nuk më rastis shpesh me pasë aq shumë simpati, dikush për neve.
Në anën tjetër, më erdhi shumë mirë, posaqërisht pas një mini-incidenti që më ndodhi dy orë më herët.

Në lëvizje e sipër në ishull, në rrugën e ngushtë rreth detit, po e ngrisin dorën dy persona.
Po ndalemi.
Hrvoje së bashku me një shok, kishin
mbetë pa benzin. Ishim me motor.
Pompa e vetme në ishull ishte në Ubli – 10 km largë prej Zaklopane, vendit ku ishim.
“A mos ke me na i dhënë 2 litra benzinë?” – më pyeten me mirësjellje.
Po!
Më ka ndodhur edhe mua me mbetë pa benzin me motor.
I ndihmojmë njëri-tjetrit.
Rruga ishte shumë e ngushtë, dhe në anën time të djathtë ishte bregu i detit.
“A ta largoj pak motorin, se mos po kalon dikush?” – i pyeta.
E filluam procesin e nxjerrjes së benzinës me gyp të gomës – prej një rezevuari në tjetrin.
Përnjëherë po vjen një zonjë rreth të 70-ave. Nuk mund të kalonte me veturë.
Tabelat si duket i kishte parë.
Filloi me bërtime duke më urdhëruar që menjëherë ta largoj motorin.
Tentova me ia spjegu që më ndalën, dhe se jam duke i ndihmuar një banori vendas.
Edhe Hrvoje filloi me ja spjegu se fajin është i tij pse une e kam bllokuar rruge, dhe se për disa minuta do ta lirojmë.
Zonja vazhdoi duke bërtitur, vetëm në drejtimin tim.
Plakë më idiote dhe më pa edukatë – moti nuk kam takuar.
Kur e teproi, ja ktheva me të keq.
E ngrita zërin…
Në fakt, i përdora përafërsisht shprehjet e njejta si zonja.
Përnjëherë u qetësua, priti derisa ja liruam rrugën dhe shkoi.
Hrvoje me thirri me ma çitë një pije, pasiqë nuk pranova t’ia marr të hollat për benzinë.
– – –
Hrvoje kishte shumë miq lokal, dhe në tavolinë u ul një zotëri. Kishte apartamente me qera, restoran dhe punonte si polic në ishull.
Në muhabet e sipër, Hrvoje po i tregon për plakën neurastenike, dhe sharjen e saj.
“Në cilin vend ndodhi fjalosja?” – po pyet personi që u ule me neve.
“Zaklopane.” – po i them.
“Hahahahahahah” – po qesh polici.
“Mos ja nxeni për të madhe. Ajo është serbe e Kosovës, e martuar me një vendas qe 50 vite. Milloshević e ka mbiemrin e qikërisë. Beson apo jo?
Tash me moshë është pak më nervoze, plus si duket ti ka parë tabelat.
Ja ke nxënë rrugen.” – fliste ty qeshë.
“Shkon shpesh në Kosovë – dikund afër Mitrovicës.” – ?
P.s.
Në atë ishull të largët e të qetë, kamarierja që na shërbeu ishte një vajzë e edukuar dhe punëtore – shqiptare nga Shkodra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *