Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Mbajtja e maskës është bërë burim i shumë debateve madje edhe i protestave në disa vende të botës. Shumë persona kanë shprehur shqetësimin e tyre se mos vënia e maskës sjellë probleme për shëndetin ndërkohë që disa të tjerë refuzojnë kategorikisht që të mbajnë maskën. Por a është e vërtetë që mbajtja e maskës sjellë probleme?

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

A është e vërtetë?

Jo! Maskat e fytyrës nuk kanë gjasa të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit, madje edhe në pacientët me sëmundje të mushkërive, thotë një studim i ri i botuar në Annals of the American Thoracic Society. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit vlerësuan problemet që lidhen me ndryshimet në nivelet e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në individë të shëndetshëm dhe ata me sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD) para dhe gjatë përdorimit të maskave kirurgjikale. U zbulua se efektet jenë minimale edhe tek njerëzit me dëmtime shumë të rënda të mushkërive.

Ndjeni pengim të frymëmarrjes kur mbani maskë? Ja arsyeja

Lexo po ashtu:  Dasma e Ferdanesë!

Disa njerëz të shëndetshëm mund të përjetojnë dispnea ose ndjenjën e gulçimit, kur vendosin maska, por kjo nuk është për shkak të ndryshimeve në shkëmbimin e gazit. Ka të ngjarë të ndodhë nga kufizimi i i sasisë së ajrit, në veçanti kur nevojitet ventilim më i lartë (në sforcim), shpjeguan studiuesit.

Për shembull, mund të përjetoni pengesë të frymëmarrjes kur ecni me shpejtësi në një malore ose nëse mbani një maskë tepër të ngushtë.

Zgjidhja e këtij problemi është të ngadalësoni ose hiqni maskën nëse jeni në një distancë të sigurt nga njerëzit e tjerë, sugjerojnë studiuesit.

“Publiku nuk duhet të besojë se maskat vrasin”, është shprehur një nga studiuesit Michael Campos nga Universiteti i Miamit.

Përdorimi i një maske për fytyrën është e rëndësishmja për të parandaluar infeksionin Covid-19

Është më e rëndësishme për njerëzit me sëmundje të mushkërive të mbajnë një maskë fytyre pasi kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë pasi të infektohen me Covid-19. Përveç kësaj, njerëzit duhet gjithashtu të lajnë rregullisht duart e tyre dhe të praktikojnë distancimin shoqëror për të zvogëluar rrezikun e infeksionit COVID-19.

Lexo po ashtu:  Nga aroma e ëmbëlsirave, te drita e ekranit: Si i vramë festat me duart tona- Kur Bajrami dhe Krishtlindja kishin aromë përqafimi, jo Wi-Fi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com