Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Në një konferencë shtypi me gazetarët, Trump u shpreh se ajo që ndodhi është e rëndë, por SHBA nuk ka asnjë provë për këtë incident.

“Ne duhet ta marrim shumë seriozisht. Nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur, por mendoj se është tragjike. Është e tmerrshme, nuk duhet të ndodhte. Ne nuk kemi ende ndonjë provë, por do ta shqyrtoj”, tha Trump kur u pyet nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë se cili është qëndrimi i Amerikës për këtë ngjarje.

Ndërkohë, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar sanksione ndaj Rusisë dhe i kanë bërë thirrje që të hetojnë me seriozitet helmimin e kritikut të Putinit. Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se analizat laboratorike konfirmuan që Navalny është helmuar me agjentin nervor Novichok. Edhe laboratori i NATO-s e konfirmoi këtë gjë.

Ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht këto pretendime, duke thënë se nëse Navalny do të ishte helmuar me Novichok, nuk do të kishte mundësi të mbijetonte.

Lexo po ashtu:  Plazhi i famshëm Copacabana, shndërrohet në një ‘varrezë masive’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *