Bisedimet greko-turke rreth krizës së fundit në Mesdheun Lindor do të mbahen më 10 shtator.
Kështu raporton agjencia Reuters që citon burime nga Ministria turke e Mbrojtjes sipas të cilave shtyrja është kërkuar nga Komiteti Ushtarak i NATO-s që ndërmjetëson negociatat.

Negociatat kanë të paktën një objektiv të njohur: shmangien e incidenteve ushtarake që do ishin të vështira për t’u vënë nën kontroll. Deri më tani Aleanca nuk ka njoftuar se do të ndërmjetësojë edhe për arritjen e një marrëveshjeje për Zonat Ekskluzive Ekonomike që janë burim i tensioneve.

Lexo po ashtu:  Letra prekëse e Ish- ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frashër Oseku, drejtuar veteranëve: Nuk jemi ne ata që luftuam për ta pasuruar një grusht njerëzish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *