Gjykata Speciale e Hagës, ka kërkuar dëshmi kundër krerëve e ushtarëve të UÇK-së, e ndër ta edhe për heroin Adem Jashari.

Drilon Rahmani

Një ndër turpet më të mëdha që mund të ndodh nga kjo Gjykatë, ku përveç që është raciste, kërkon dëshmi te Serbia për një simbol e model të një luftëtari për gjithë botën, ku dha gjithçka për vendin.

Të kërkosh fakte te kriminelët, te ata që ushtruan regjim e gjenocid pa të drejtë, për një njeri që mbrojti pragun e shtëpisë së vet, e që tashmë është hero, tregon se kjo Gjykatë është më tepër se e padrejtë, e këtë e vërteton fakti i vrasjes së Jasharëve.

Nëse për diçka do të duhej të dilnin në protesta OVL e UÇK-së, së bashku me të gjithë veteranët, të vërtetë e të rrejshëm, qytetarë të thjeshtë e ish pjesëtarë të UÇK-së, është kjo arsyeje.

Në mesin e mijëra dokumenteve të taks forcës speciale është edhe një letër që prokurori udhëheqës David Shëendiman kërkoi dokumente në Serbi nga Vladimir Vukcevic ish-prokuror për krime lufte.

Lexo po ashtu:  Kim Mehmeti: Na dhunojnë nëpër kufijtë sepse e kemi tejkaluar kufirin e pandjeshmërisë ndaj fatit kolektiv

Letra është si në vijim:

“Duke u nisur nga koordinimi i vazhdueshëm i zyreve tona dhe takimi jonë i mbajtur më 1 qershor 2015, me respekt ju kërkoj që Zyra juaj të na furnizoj me kopje të rasteve që kanë të bëjnë me terrorizëm nga grupet e organizuara të armatosura të kryera nga shqiptarët e Kosovës në periudhën 1981-1999, duke përfshirë veprat penale të kapitullit XV në kodin kriminal të SFRY. Ne kërkojmë dokumentet në vijim:

Padi, Gjykime, si të instancës së parë ashtu edhe instancës së dytë, duke përfshirë Gjykatën Supreme etj

“Për më shumë, me mirësi ju kërkojmë nëse është e mundur që dokumentet e para duhet të jenë në lidhje me rastin KT nr. 139/96, gjykimi K nr. 37/97 gjykuar nga Gjykata e Distriktit të Prishtinës”, thuhet në këtë dokument.

Emri i Adem Jasharit nuk do të duhej të ishte. Është humbje totale e kridibilitetit të Gjykatës Speciale. Është turpëruese, e në të njëjtën kohë është shqetësuese heshtja e OVL të UÇK-së në këtë rast. Një thirrje për protestë do të përkrahej nga i gjithë populli, pasi nuk ka Gjykatë që mund ta njollos emrin e simbolit të lirisë, Adem Jasharit.

Lexo po ashtu:  Mbushja e kupës! Apologjia serbe ndaj Rusisë dhe Tirana që s’gjen dot një gjysëm fjale për akuzat e Vuçiç ndaj NATO-s në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *