Është dita e 182 pas infektimit me covid 19 dhe Charlie Russell nuk bën gjërat që 27 vjeçarët e tjerë bëjnë.
Shifra rekord personash në të 20-tat, po rezultojnë pozitivë për covid 19, sipas shifrave të fundit në Britaninë e Madhe, me 3366 që u prekën nga virusi në javën e parë të shtatorit. Kjo është një shifër më e lartë se 3325 rastet në fund të prillit edhe pse asokohe testet kryeheshin më shumë tek njerëzit në spitale.
Edhe pse personat nën 40 vjec, përballen me një rrezik më të ulët vdekjeje nga sëmundja, 20 vjeçarë si Russell, po e marrin covidin në numra më të mëdhenj se grupet e tjera; 20-29 vjeçarët përbëjnë rreth 28 për qind të infektimeve të reja.
Pak kanë nevojë për trajtim në spital, por ekspertët e mjekësisë druajnë se një pjesë e tyre do të përfundojnë me pasoja që shkencëtarët ende nuk i kuptojnë. Rreth 600 mijë njerëz kanë një lloj sëmundjeje post-covid dhe 12 për qind e tyre raportojnë simptoma për më shumë se 30 ditë.
Një në 200 thotë se pasojat i kanë zgjatur më shumë se 90 ditë.