Të gjitha kazinotë ilegale që tash e dy vjet po ushtronin veprimtaritë e tyre në fshatin Karaçevë të Kamenicës, janë rrënuar mbrëmë. Të premten gjatë një aksioni janë arrestuar 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë të cilët dyshohen për kontrabandim me mallra dhe mundësim të qytetarëve për të ushtruar këtë veprimtari.

Ndër tjera, janë konfiskuar edhe 120 aparate dhe gjësende tjera, të cilat shërbejnë si prova materiale. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku ka informuar se pas një hetimi të gjatë një vjeçar.

Kjo dëshmon qartë se ky hetimet kanë filluar jashtë ndikimit politikë, dhe se meritat nuk i takojnë askujt në qeverinë e tanishme dhe as të shkuar. Kjo për një arsyeje shumë të thjeshtë: kazinotë janë të lidhura me politikanë të nivelit të lartë, që jetojnë në shtëpi milionëshe në Prishtinë.

Spektakli në Karaqevë nuk kishte synim të godiste bosët, ata kanë vjedhur milionat, me spektaklin e mbrëmshëm vetëm sa legjitimohen para popullit, se ne e pastruam vendin nga kazinotë.

Lexo po ashtu:  Dyshohet se pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë futur sërish brenda territorit të Kosovës.

Hetimi në këtë rast përfundon me arrestimin e ca policëve të zakonshëm, pa vazhduar më tutje, atje ku nuk ua mban të prekin.

E kjo është Kosova jonë, me spektakle, e mbushur me krim dhe korrupsion. Kapën ca njerëz të thjeshtë, por asnjëherë bosët, tek të cilët drejtësia nuk arrin asnjëherë. Mjaft më me show, vendi ka nevojë të çlirohet nga krimi, nga të paprekshmit, nga njerëz punojnë pa zhurmë, por që bëjnë punë të mëdha./Faton Mehmeti/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *