Policia amerikane ka identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e një letre presidentit të SHBA-së Donald Trump, në të cilën ndodhej një vaj pluhuri vdekjeprurës.

Policia tha se kishte identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e letrës, por nuk zbuloi detaje.

Letra u mbajt në qendrën e fundit të dërgesave të jashtme të qeverisë, duke mos lejuar që ajo të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.

“Byroja Federale e Hetimit dhe bashkëpunëtorët tanë nga Shërbimi Informativ i SHBA dhe Shërbimi i Kontrollit Postar po analizojnë letrën e dyshimtë, e cila mbërriti në Qendrën e Dërgesave të Qeverisë Amerikane”, tha FBI në një deklaratë, raporton New York Times.

Në këtë moment, nuk ka indikacione se siguria publike është e rrezikuar.

Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ishte gjithashtu shënjestra e një sulmi me ricin. Në vitin 2013, aktorja Shannon Richardson u dënua me 18 vjet burg për dërgim të letrave me ricin tek Obama dhe Michael Bloomberg, kryetari i atëhershëm i Nju Jorkut.

Lexo po ashtu:  Shokohet nëna. Zbulon në trupin e vajzës 25 kafshime, pasi e mori nga çerdhja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *