Policia amerikane ka identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e një letre presidentit të SHBA-së Donald Trump, në të cilën ndodhej një vaj pluhuri vdekjeprurës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Policia tha se kishte identifikuar një grua të dyshuar për dërgimin e letrës, por nuk zbuloi detaje.
Letra u mbajt në qendrën e fundit të dërgesave të jashtme të qeverisë, duke mos lejuar që ajo të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.

“Byroja Federale e Hetimit dhe bashkëpunëtorët tanë nga Shërbimi Informativ i SHBA dhe Shërbimi i Kontrollit Postar po analizojnë letrën e dyshimtë, e cila mbërriti në Qendrën e Dërgesave të Qeverisë Amerikane”, tha FBI në një deklaratë, raporton New York Times.
Në këtë moment, nuk ka indikacione se siguria publike është e rrezikuar.
Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ishte gjithashtu shënjestra e një sulmi me ricin. Në vitin 2013, aktorja Shannon Richardson u dënua me 18 vjet burg për dërgim të letrave me ricin tek Obama dhe Michael Bloomberg, kryetari i atëhershëm i Nju Jorkut.




