Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në porfilin e tij në Facebook, se për të dytin vit radhazi, në Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Diasporës, po shpërndajnë falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ambasadat e Republikës së Shqipërisë do të shpërndajnë rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
“Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.” – u shpreh Cakaj.





