Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Agjencia “Reuters” raporton se Washingtoni ka udhëzuar reduktimin e stafit të ambasadës së vet në Baghdad duke krijuar dyshime për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas agjencisë, mbyllja e ambasadës – siç është paralajmëruar disa kohë më parë – në një vend ku SHBA ka stacionuar mbi 5000 trupa ushtarake mund të shihet si një përshkallëim i konfliktit me Iranin, një vend me të cilin ka tensione të mëdha.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mundësinë e mbylljes së ambasadës e ka paralajmëruar edhe sekretari amerikan I Shtetit, Mike Pompeo, përmes një telefonate me presidentin iraken, Barham Salih. Një arsye më shumë për të dyshuar se diçka po ndodh është edhe thirrja e klerikut iraken, Moqtada al-Sadr, që ka kërkuar që të shmangen rëndimi i situatës që do ta kthente Irakun në fushëbetejë.

Lexo po ashtu:  Berisha: Do vazhdojmë me revolucionin, protesta deri në mosbindje civile!

Të pyetur mbi këtë vendim, përfaqësues zyrtarë amerikanë kanë sqaruar se:”Grupet me mbështetje iraniane që godasin me raketa në ambasadën tonë janë një rrezik jo vetëm për ne, por edhe qeverisën e Irakut”.

Nuk është e qartë se çfarë po vendoset, por SHBA po tërheq personelin e vet që mund të jetë shënjestër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *