Qeveria malazeze ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar, përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe datën 28 nëntor si festë kombëtare për shqiptarët në Malin e Zi. Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi ka qenë një problem i vazhdueshëm dhe objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe atyre malazeze.

Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pjesë e ligjit për ruajtjen e qetësisë publike dhe kishte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera.

Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë. Gjykatat në Mal të Zi kanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.

Lexo po ashtu:  Diaspora bashkon fëmijët shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *