Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e “Shqipërisë së Madhe.”

Vulin ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij.

Ai thotë se Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK u përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.

Nëse ai do ta dinte se çfarë eshte te kesh fytyre, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij.

Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën, e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Vulin reagoi pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë Shqipërinë e madhe duke kërkuar të marrë atë që sipas tij, i takon serbëve.

Lexo po ashtu:  Ja çfarë ka thenë Daçiq pë kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti

Rama përmes një postimi në Twitter i ka kërkoi më pas llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri, duke thënë se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë atë për këtë shfaqje të mjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *