Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shqiptarët po mashtrohen nëse presin që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, pasi Serbia nuk do t’u japë shqiptarëve atë që duan.

Mediat në Serbi shkruajnë se Vuçiq ka thënë se shqiptarët vazhdojnë të fyejnë Serbinë dhe Beogradin.

“E rëndësishme është që shqiptarët të dinë, dhe unë ua përsërita atyre në Washington para përfaqësuesve amerikanë, por edhe para zyrtarëve më të lartë të BE-së dhe negociatorëve, që nuk ka asnjë çekan me të cilin dikush do të na godasë në kokë për t’i dhënë atyre atë që duan. Ata fyejnë Serbinë dhe Beogradin çdo ditë dhe sulmojnë fëmijët tanë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Lexo po ashtu:  Pas 35 vjet pune në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *