Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur të martën se ministria e Jashtme e ka ftuar në takim ambasadorin serb në Tiranë, për t’i dorëzuar notë verbale, pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Rama ka thënë se nuk do ta tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësues të Qeverisë serbe.

“Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka vazhduar më tutje procesin, ambasadori i Serbisë është ftuar apo do të ftohet, në mënyrë që përmes notës verbale t’i bëhet e ditur Serbisë se asnjë gojë e madhe në qeverinë e Serbisë nuk mund lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Gjatë muajit të kaluar në faqen e ministrisë serbe të Mbrojtjes janë publikuar gjashtë kumtesa në të cilat Vulini, i pari i ministrisë, shqiptarëve të Kosovës u referohet në mënyrë pezhorative.

Lexo po ashtu:  25 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *