Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur të martën se ministria e Jashtme e ka ftuar në takim ambasadorin serb në Tiranë, për t’i dorëzuar notë verbale, pas deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Rama ka thënë se nuk do ta tolerojë asnjë ofendim nga përfaqësues të Qeverisë serbe.
“Ministria e Jashtme e Shqipërisë e ka vazhduar më tutje procesin, ambasadori i Serbisë është ftuar apo do të ftohet, në mënyrë që përmes notës verbale t’i bëhet e ditur Serbisë se asnjë gojë e madhe në qeverinë e Serbisë nuk mund lëndojë Qeverinë e Shqipërisë, figurën e një ministri apo kryeministrit të Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Gjatë muajit të kaluar në faqen e ministrisë serbe të Mbrojtjes janë publikuar gjashtë kumtesa në të cilat Vulini, i pari i ministrisë, shqiptarëve të Kosovës u referohet në mënyrë pezhorative.




