Josep Maria Bartomeu po vlerëson mundësinë të japë dorëheqjen, para se të dalin rezultatet e referendumit të bërë kundër administratës së tij.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Një vendim që mund të vijë për shkak të numrit të firmave të grumbulluara për peticionin kundër tij.
Ideatorët e mocionit të mosbesimit kundrejt presidentit të Barcelona-s, kanë bërë të ditur mëngjesin e së mërkurës se kanë arritur numrin e mjaftueshëm: 16.521.

Kujtojmë se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në mars, por skenari mund të ndryshojë në rast të rënies së “qeverisë” blaugrana.




