Regeneron, koktejli eksperimental i antitrupave monoklonalë, i përdorur nga Donald Trump kundër Covid-19 dhe që ai ua ka premtuar falas të gjithëve, është bërë me qeliza që vijnë nga indet e fetusit, një praktikë që presidenti e ka dënuar vazhdimisht. Lajmin e bën të ditur “New York Times”. Në qershor 2019, administrata Trump pezulloi fondet federale për pjesën më të madhe të hulumtimeve të reja shkencore duke përdorur indet fetale që vijnë nga abortet.

Promovimi i dinjitetit të jetës njerëzore nga ngjizja te vdekja natyrore është një nga përparësitë kryesore të administratës Trump“, shkroi Ministria e Shëndetësisë e SHBA-ve, duke ndaluar “kërkimet e brendshme që përfshijnë përdorimin e indeve të fetusit nga abortet selektive“.

Ky lloj qelizash është përdorur gjithashtu për të testuar antiviralin Remdesivir, edhe ai i përdorur nga Trump, dhe përdoret nga të paktën dy kompani për vaksinën Covid, Moderna dhe Astrazeneca. Një zbulim i sikletshëm për një president që është shprehur hapur kundër abortit.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Sulmet ndaj policisë së Kosovës po vijnë nga Serbia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *