Nga Meghan Leahy
Pyetje: Po pyes se si ka ndikuar teknologjia për dy vajzat e mia gjatë karantinës, në moshat 13 dhe 11 vjec. E madhja ka qenë gjithmonë introverte dhe ka pasur 1 ose dy miq të ngushtë. Ajo e kaloi karantinën shumë mirë sepse nuk e ka pasur problem të kalojë kohë vetëm, ndërkohë nuk ka pasur asnjë interes për të kaluar kohë në telefon dhe merrej me aktivitete të ndryshme në shtëpi. Por ndërkohë vajza ime e vogël po kërkon një telefon. Ajo është e shoqërueshme dhe gjatë periudhës së karantinës kishte nevojë të takonte miqtë e saj dhe thotë se shumica e tyre kanë telefon dhe flasin me mesazhe me njëri tjetrin. Vajzat e mia kanë qenë gjithmonë mjaft të afërta dhe kanë shkuar mirë së bashku, por interesat e tyre kanë filluar të ndryshojnë dhe tashmë ka më shumë grindje, për sa i përket telefonit. Më rekomandoni të ju blej seicilën nga një telefon apo të vijoj t’i kufizoj nga telefonat.
Përgjigje: Kjo është dicka e vështirë për kohën ku jetojmë por ju nuk jeni e vetmi prind që e vuani këtë gjë. Sepse prindërit kudo po ndjehen të detyruar të marrin vendime të çuditshme sepse dëshirojnë të mos i lënë fëmijëve telefonin, por nga ana tjeter duhet t’ia lënë për të mos i distancuar ata nga shoqëria.
Atëherë, çfarë duhet të bësh?
Epo, nuk e di. Ju keni dy fëmijë shumë të ndryshëm dhe duhet t’i trajtoni ndryshe. Është tipike të kesh një fëmijë që nuk duket se abuzon me teknologjinë ndërsa tjetri nuk duket se jeton pa të. Këto ndryshime në fëmijët tuaj (një më të ndrojtur, një më shoqëror) nuk janë as të mira as të këqija; ato thjesht janë dhe ju duhet të jeni një prind që përshtatet me me rrethanat.
Nga sa mund të lexoj, fëmija i vogël dëshiron telefonin, por ju doni të dini se çfarë duhet të bëni për të dyja vajzat. Rekomandimi im i parë është të komunikoni me psikologët. Përfundimisht do të duhet të bëhen me telefona dje të nisni të bindni veten. Ndoshta është shqetësuese por kjo është e vërteta.
A mund të përdorni aplikacione dhe pajisje të ndryshme për të moderuar atë që fëmijët tuaj mund dhe nuk mund të shohin dhe të bëjnë?
Absolutisht. A mund të garantoni që fëmijët tuaj nuk do të bëjnë gabime në teknologjinë e tyre? Absolutisht jo. Do të bëhen gabime; do të dërgohen dhe merren tekste të papërshtatshme, por e rëndësishme është të jeni të kukdesshëm që mos të arrihrt të cënohet karakteri i tyre.
Telefonat do të jenë këtu përgjithmonë. Për të ndihmuar veten duhet të shikoni Common Sense Media për udhëzime, filmin “Dilemën Sociale” në Netflix. Paç Fat.
*Meghan është një trajnere e sjelljes së prindërve ndaj fëmijëve dhe është nëna e tre vajzave.(The Washington Post, gazeta “Si”)