Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë atë që po konsiderohet si një finale në muajin e ardhshëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë në ndeshjen që është vendosur të luhet në Leskovc.

Kjo do të jetë hera e dytë që këto dy kombëtare do të ballafaqohen mes vete në eliminatoret e Botërorit 2026, ndërsa dueli i parë mes tyre në Tiranë përfundoi baras.

Tash, trupa e Sylvinhos ka nevojë më shumë se kurrë për një fitore në Serbi për ta “gozhduar” pozitën e dytë, e cila çon në “play-off” për kualifikim në garën që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

Në Tiranë nuk kishte tifozë serbë, por a do të ketë shqiptarë në stadiumin e Leskovcit?

Lexo po ashtu:  Tifozat e Kuq e Zi zbulojnë koreografinë që nuk u pa në TV-të e oligarkëve, aty ishte një mesazh shumë domethënës për kombin shqiptar në Ballkan

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha: “Në një marrëveshje, ne nuk kemi pranuar që të kemi tifozë serbë në Shqipëri dhe as ata të kenë tifozë shqiptarë në stadium”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com