Gjuha angleze do të mbetet gjuha zyrtare e Bashkimit Europian, pavarësisht daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Nga kufinjtë e BE-së do të ‘zhduket’ vetëm theksi britanik i anglishtes, në favor të një ‘euro-anglishteje’, një gjuhë që në Bruksel është gjithnjë e më shumë në konkurrencë me gjuhën frënge.

Një pyetje që shpesh kalon pa rënë në sy kur flitet për Brexit është ajo për gjuhën.

“Edhe pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, gjuha angleze mbetet gjuha zyrtare e Irlandës dhe e Maltës” lexohet në faqen dedikuar 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Europian. Irlanda e ka gjuhë zyrtare anglishten ndërsa Malta e ka gjuhën e dytë zyrtare.

Ajo që duhet evidentuar është se dokumentet zyrtare europiane përdoren dy gjuhë, ajo angleze dhe ajo franceze. Sot në fakt, në korridoret e Brukselit gjuha angleze është dominuese, edhe pse shumë aktivitete zhvilohen edhe në gjuhën frënge.

Sipas të dhënave të Eurostat, më shumë se 87 % e studentëve kanë studiuar në gjuhën angleze.

Lexo po ashtu:  Fitorja ndaj Airbus hap rrugën për tarifat miliarda dollarë ndaj mallrave europiane

Kjo nënkupton se gjuha angleze ka qenë sinonim i një pasaporte ndërkombëtare në aksesin në botën e punës, edhe në ‘euro-flluskën’ e Brukselit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *