Veprimtarët shqiptarë, krahas mësimit të gjuhës shqipe, i kushtuan një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës së vendit ku kishin mërguar. Kështu, në nëntorin e vitit 1907, emigrantët shqiptarë mbështetën financiarisht hapjen e shkollave të natës.

Kristi Dako ishte ndër patriotët dhe veprimtarët më aktivë të lëvizjes kombëtare në SHBA. Ai shfrytëzoi të gjitha mundësitë dhe njohjet me drejtuesit amerikanë për ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtar rreth çështjes shqiptare. Në vitin 1908 çeli për komunitetin shqiptar një shkollë në Nejtik, ku bashkëatdhetarët e tij patën mundësinë tē mësonin krahas shqipes, edhe anglishten. Të rinjtë shqiptarë e mbështetën nismën e Dakos, si një mundësi të mirë edukimi dhe integrimi në shoqërinë amerikane, pa u frikësuar nga “amerikanizimi”./Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/

Lexo po ashtu:  Le Figaro (1914) / Esat Pasha ka disponim të mirë me serbët, mundohet të bindë shqiptarët që të jetojnë në marrëdhënie të shkëlqyera me serbët