Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Me siguri dhe ju që po lexoni mund të ju ketë ndodhur në shumë raste.

Pjesa më e predispozuar për tu kërcitur është pjesa e kurrizit apo duart e gishtat.

Megjithëse mund t’ju dhurojë kënaqësi dhe çlodhje të momentit e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me kërcitjen e kockave në trup.

A është e nevojshme?

Nëse në këtë temë e gjeni vetën s’jeni të vetmit, pasi të dhënat tregojnë se 45% e njerëzve i kërcasin të paktën një herë në ditë kyçët dhe nyjat e tyre.

Lexo po ashtu:  Fragmente nga Ukshin Hoti! “Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore - Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

Por zhurma e lehtë e kësaj kërcitje bashkë me ndjesinë e çlirimit, mund të shkaktojë një sërë problemesh në trupin tuaj.

Duke nisur nga artriti e deri tek dëmtime të tjera të kockave a janë të vërteta të gjithë çfarë thuhen për shëndetin e kockave?

Pra, a është e dëmshme? Përgjigja e shkurtër do të ishte jo, por mjekët sugjerojnë të bëni kujdes.

Nëse ju vjen spontanisht të kërcitni një pjesë të trupit në raste të veçanta nuk shkakton asnjë problem.

Studime të shumta kanë treguar se në rastet kur kjo ndodh spontanisht është një çlirim që trupit i duhet dhe nuk shkakton efekte anësore.

Rreziku fillon kur e teproni me këtë veprim në çdo pjesë të trupit.

Një zakon i rrezikshëm?

Ekspertët thonë se njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta.

Lexo po ashtu:  Çudia e bajameve/ Fruti kalorik që të dobëson, receta për gjalpë dhe qumësht bajamesh

Ende nuk ka një përgjigje të saktë nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme.

Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *