A po e bllokon PDK-ja vetëm hyrjen e Kuvendit, apo po bllokohet vetë shteti i Kosovës?
Për të shtatën ditë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po zhvillon aksionin e saj para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke penguar hyrjen si formë presioni politik për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në aksionin e sotëm janë parë edhe deputetë të Aleancës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe asamblistë të PDK-së nga Lipjani.
PDK-ja kërkon që Kuvendi të rikthehet në funksion përmes vazhdimit të seancës konstituive dhe përmbylljes së procesit të konstituimit. Sipas kësaj partie, vendi nuk mund të mbetet i bllokuar institucionalisht dhe zgjidhja duhet të kërkohet brenda Kuvendit.

Por, aksioni po ngre edhe një pyetje më të gjerë: a është kjo vetëm një protestë politike kundër mosvazhdimit të seancës, apo po krijon një tjetër bllokadë institucionale në një shtet që tashmë ndodhet në ngërç?
Nga Lëvizja Vetëvendosje është argumentuar se vazhdimi i seancës nuk po thirret për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive, veçanërisht rreth çështjes së presidentit.
Ndërkohë, vendi vazhdon të përballet me një situatë të pazgjidhur institucionale. Afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi kishte skaduar më 7 gusht, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje politike.
Në fund, për MekuliPress pyetja mbetet: kush po e zhbllokon Kosovën dhe kush po e mban peng? A është protesta e PDK-së një presion i nevojshëm për funksionalizimin e institucioneve, apo një tjetër përplasje politike që po e thellon ngërçin?




