Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Gëzim Mekuli

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

A po rehabiliton retorika e ambasadokracisë politikat e Ivo Andriqit, Millosheviqit dhe mikut të Edi dRamës, Vuçiqit?

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde: “Ma mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë sesa të ndërtohen dy ura mbi Ibër”.

Të nderuar lexues,
Një retorikë e tillë, e papjekur dhe me ngjyrim të qartë neokolonialist, na kujton mentalitetin përçmues ndaj popujve të kolonizuar, sikur Kosova të ishte një plantacion skllavësh diku në Afrikën e shekullit XIX.

Në vend që të shohë Kosovën si një shtet sovran me aspirata moderne e demokratike, z. ambasadori na ofron këshilla të tipit paternalist, duke na treguar se çfarë ura duhet apo s’duhet të ndërtojmë ne shqiptarët e Ballkanit.

Lexo po ashtu:  Shqiptarët mbushin bulevardin në Tiranë nën thirrjet “Rama ik”

Po ju pyes, z. ambasador: a është ndërtimi i urave çështje një-etnike, apo një proces i natyrshëm që lidh njerëzit, qytetet, kulturat dhe shtetin?

Pse ju pengojnë urat e Kosovës? Apo ndoshta ju pengon fakti që Republika jonë po ndërtohet si bashkësi politike, kulturore e demografike dhe nuk mbetet e varur nga këshillat bajate e koloniale?

Si gjerman që je, a e keni harruar përvojën e hidhur të ndarjes së Berlinit?

A keni harruar murin që ndau njerëz, familje e kombe, duke kthyer një qytet të madh në një simbol të dhunës politike?

ambasador,
A e keni harruar poshtërimin e pikave të kontrollit si “CheckPoint Charlie”, ku gjermanët ndiheshin të ndarë në dy botë armiqësore brendagjermane?

Ne shqiptarët e kemi ndjekur me dhimbje dhe solidaritet ndarjen e Gjermanisë. E kemi përjetuar sikur të ishte plagë e jona. Atëherë, pse ju, që përjetuat mbi kurriz ndarjen dhe izolimin, sot me fodullëk guxoni të luani me ardhmërinë dhe stabilitetin e Republikës sonë?

Kosova nuk ka nevojë për leksione të moçme nga askush që na sheh me sy përçmues.

Lexo po ashtu:  Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim

Kosova ka nevojë për realpolitikë, për partneritet të ndershëm dhe për mbështetje konkrete në ndërtimin e shtetit modern.

E jo për “receta” mbi ura e “autobahna”, sikur këto të ishin dhurata e jo nevoja tona zhvillimore.

Prandaj, z. ambasador (me “a” të vogël, sepse respektin nuk e fiton me titull, por me qasje): Kërkoni falje!

Sepse kush ka jetuar me murin e Berlinit në oborr, nuk ka të drejtë morale të ngrejë mure në Kosovë, as në mendje, as në diskurs politik. PIKË!

Edhe diçka nga historia: politikat gjermane vranë e poqën mbi 55 milionë njerëz, dhe si pasojë e këtij gjenocidi e nazizmi edhe ndanë (padrejtësisht) një popull.

E shqiptarët çfarë të keqe bënë gjatë historisë që i ndatë, i përqatë dhe i grimcuat?/Mekuli Press/