Reagon Haki Abazi në Facebook:

Propaganda e pseudo/ quazi mediave qenkan ndërsye dhe paskan intensifikuar fushatën me lajme të rreme dhe tituj me të paverteta e jasht kontekstit. Kot e keni se njerezit e dijnë mirë kush është expressi , buzhala e t7, edhe periskopi e mirena, edhe blici e gashi e për RTK e dijnë që moti.

Të gjtha sulmet, mua me forcojnë në punën dhe determinimin tim për të avancuar agjendën shqiptare në rajon dhe mëtej.
Të gjitha lajmet e rrejshme dhe tentimet për dëmtim pa asnjë fakt, janë vetëm propagandë që në fund ju sjellin në deregjenë e Baton Haxhiut dhe supermenëve të tij.
Për 11 vite kam qenë drejtor i Rockefeller Brothers Fund për Ballkanin Perendimor, për Kosovë, Mal të Zi, Serbi e me vone edhe për Shqiperi, Maqedoni dhe BeH. Për ata që kanë menduar që shqiptarët duhet të vetem me qenë pastrues të rrugëve të Beogradit kjo mund edhe të jetë e jonormale. Nuk kam pasë kurrë zyrë personale ne Serbi dhe as ne Beograd. Zyra ime e vetme ka qene ne New York ku kam punuar për nje dekadë dhe çdo gjë , secili vendim dhe punë është në arkivat e organizatës në New York.

Lexo po ashtu:  "Vishu si të duash. Imagjinata ime të sheh ashtu siç dua unë ".

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *