Analisti, Nexhmedin Spahiu, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Gjykata e Hagës, ka larguar nga aktakuza pjesën ku thuhet “sulme ndaj komunitetit katolik”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas Spahiut, kjo u bë e mundur vetëm pasi ai vetë i shkruajti Gjykatës së Hagës, përkundër se për këtë ai nuk merrë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa ata që paguhen nuk e bën një gjë të tillë.
Postimi i plotë:

U desht që unë t’i shkruaj Gjykatës Speciale në Hagë që të hiqet pjesa nga aktakuza për “sulme ndaj komunitetit katolik”. Unë nuk marr asnjë rrogë nga shteti i Kosovës, ndërsa nuk reaguan ata që marrin rrogë nga shteti për të mbrojtur interesin kombëtar të Kosovës (Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Anton Çuni etj). Apo ndoshta duhet edhe këta me i dërgu në Hagë për me u tregu patriota sikur këta që tash janë në Hagë e që tek në Hagë po u bjen ndërmendë me u tregu patriota.




