Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Alkooli etilik, glicerina dhe uji i oksigjenuar të holluara në ujë të distiluar apo të zierë e më pas të ftohur. Kjo është “receta” e dezinfektuesit për duart “të bërë vetë” që ndodhet në një dokument të publikuar në faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që shpjegon dhe hapat e nevojshëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për të përgatitur 10 litra dezinfektues, shpjegon dokumenti që është pjesë e materialit të publikuar nga OBSH për larjen e duarve dhe nuk është specifik vetëm për koronavirusin, përdoren rreth 8.3 litra alkool etilik 96 %, 420 ml ujë të oksigjenuar 3 %-tsh dhe 145 mililitra glicerinë 98% duke e rritur volumin në dhjetë litra me ujë steril, të distiluar apo të zierë e më pas të ftohur. Mbajtësi mund të jetë plastik ose xham, ndërkohë që solucioni mund të përzihet me material plastik, metal apo dru.

Lexo po ashtu:  Horoskopi ditor, 4 prill 2020

Pas lajmeve në të gjithë botën për rritje të çmimit të dezinfektuesve pas shpërthimit të koronavirusit, dhe lajmet e rreme për “receta fantazie” në rrjetet sociale OBSH në faqen e saj jep “udhëzuesin”.

Scan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com