Për rreth dy vite, kryeministri Edi Rama ka premtuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por ende nuk ka një kohë të përcaktuar kur do të fillojnë punimet.  Që prej janarit të 2018-s, Rama ka premtuar nisjen e punimeve në muajt në vazhdim, ndërkohë që edhe një ditë më parë, nga Vlora, ai nuk ka dhënë asnjë afat konkret. 

Nuk është kjo Vlora që unë dua. Vlora që unë dua është Vlora ku aeroporti nuk është një zotim, por është një realitet

ka thënë Rama dje nga qyteti i Jugut. Mirëpo deri më tani projekti është thjesht premtim dhe ende nuk ka asgjë të qartë se kur do të konkludohet me kompanitë turke që është thënë se kanë shprehur interes. 

TemaTv

Lexo po ashtu:  Pjesë e testeve dhe Shqipëria, BE siguron pushuesit e shqetësuar nga COVID

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *