Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka akuzuar Bashkimin Evropian për mungesë reagimi ndaj sulmit terrorist në Banjskë, duke thënë se ngjarja e vitit 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze nga BE-ja.

Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit, Plenkoviq tha se Bashkimi Evropian nuk e trajtoi me seriozitet rastin e Banjskës, ku një grup i armatosur serb sulmoi forcat e rendit të Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke rrezikuar përshkallëzim të konfliktit.

“Keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze apo reagim nga askush në BE, bëmë sikur nuk ka ndodhur fare. Ky është realiteti,” deklaroi Plenkoviq.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj këtyre situatave për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon./KosovaNews/ Mekuli Press/

Lexo po ashtu:  Kurti: Sfida jonë mbetët çlirimi i Kosovës nga korrupsioni e kapësit e shtetit
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com