Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar hapur, e pa doreza diplomatike, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur. Në letër, Biden i thotë Vuçiqit të përqëndrohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke nënvizuar se ajo duhet të përmbajë edhe njohjen reciproke.
Duhet theksuar faktin se ishte Albin Kurti, pra Levizja Vetëvendosje, që doli hapur në mbështetje të fushtatës së Joe Biden për President të SHBA-së, ku ndër tjerash Kurti u kishte bërë thirrje mërgatës shqiptare në SHBA të mbeshtesin në plotni Biden për Prsident të SHBA-së, kujton MekuliPress.com. Gjithashtu, për MekuliPress, është me rëndësi të nënvizohet se asokohe ishin mediat e sunduesve të Kosovës, tok me analistët e varur nga pagat që i marrin nga mediat e kapura, që sulmuan pa logjikë dhe me një propagandë të paparë, z. Kurti vetëm e vetëm pse ky kishte bërë thirrje publike për mbështetje të Joe Biden për President të SHBA-së, e jo për Donald Trump. Se sa largëhedhëse ishte kjo thirrje e z. Kurti, ju mbetet juve të nderuar lexues ta vlerësoni.

Lexo po ashtu:  Profesori amerikan: Administrata Trump ka ndryshuar ndaj Serbisë

Ja letra e plotë që Joe Biden ia ka dërguar Vuçiqit, e përkthyer në gjuhën shqipe:

Shkëlqesisë së tij
Aleksandar Vuçiq,
President i Republikës së Serbisë
Beograd

I nderuar Z. President:

Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe bashkëqytetarëve tuaj ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt.

Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike.Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë më 15 Shkurt. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke. Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale.

Lexo po ashtu:  Reagon Natasha Kandiq për fjalimin e Shaip Kamberit që e dridhi Kuvendin e Serbisë: "Sot po marr frymë më lehtë." - Pse heshtin sunduesit në Tiranë e në Prishtinë?

Unë pres që të punoj me ju për të thelluar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ju uroj ju dhe popullit të Serbisë një festë të gëzueshme.

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *